Open Procurement Albania

Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel dhe rrethrrotullimi Shkozë.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Tiranë
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel dhe rrethrrotullimi Shkozë.
Burimi i Financimit - Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 35,725,619
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Rishpallje me Lidhje Kontrate
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 30-11-2015
Sektori Infrastrukturë Mjedisore Gjelbërim
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues I.S.P. P SHPK & Agro Koran
SHQIPONJA-M & Jon Alb Flora SHPK
A l b G a r d e n SHPK
GJIKURIA SHPK
HASTOÇI SHPK
ALB-BUILDING SHPK & Kaleshi
Operator Ekonomik Kontraktues
  • HASTOÇI -
  • KAJMAKU -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 32,330,987
    Data e shpalljes se fituesit 07-01-2016
    Data e lidhjes se kontrates 13-01-2016
    Vlera e Kontrates me TVSH 38,797,184
    Kohezgjatja e Kontrates 4 muaj ( plus 18 muaj mirmbajtje, gjithsejt 22muaj)
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Për vlerësimin ne datën 16.12.2015 paraqiti ankim shoqëria AlbGarden SHPK. Ankesës ju kthye përgjigje ne datën 24.12.2015 duke e refuzuar atë.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm me arsyet përkatëse:

    1. I.S.P.P SHPK (80%) dhe Agro Korani SHPK (20%) për arsye se:
    a) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur ekstraktin e regjistrit tregtar dhe ne këtë mënyre nuk vërteton se nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv), nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, dhe nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional.
    b) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur Ekstraktin mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
    c) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
    d) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerë jo më të vogël se 10 % te vlerës së fondit limit, të lëshuar jo më parë se 10 (dhjete) ditë nga dita e hapjes së ofertave.
    e) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur asnjë vërtetim për realizim punësh te ngjashme.
    f) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk plotëson numrin e nevojshëm te punonjësve.
    g) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion për te provuar se disponon certifikatën ISO 39001 për menaxhimin e sigurisë rrugore (Rod Traffic Safety Management), lëshuar nga institucionet zyrtare te akredituar për këtë qellim.
    h) Shoqëria I.S.P.P SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion për te provuar se disponon objekt mbështetës te specializuar për te magazinuar bimët (fidanishte), me kushte optimale te furnizimit me ujë, plehërimit, ne mënyre qe i gjithë materiali bimor te certifikohet.
    i) Shoqëria Agro Korani SHPK nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
    j) Shoqëria Agro Korani SHPK nuk ka paraqitur vërtetim nga tatim taksat për xhiron e realizuar ne tre vitet e fundit.
    k) Shoqëria Agro Korani SHPK nuk ka paraqitur vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerë jo më të vogël se 10 % te vlerës se fondit limit, të lëshuar jo më pare se 10 (dhjete) ditë nga dita e hapjes së ofertave.
    l) Shoqëria Agro Korani SHPK nuk ka paraqitur asnjë vërtetim për realizim punësh te ngjashme.
    m) Shoqëria Agro Korani SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion për te provuar se ka te punësuar te paktën një agronom ose inxhinier pyjesh me eksperience pune te paktën 2 vjeçare.

    2. Shqiponja MSHPK (34.68%) dhe Jon Alb Flora SHPK (65.32%) për arsye se:
    a. Shoqëria Jon Alb Flora SHPK nuk ka paraqitur Deklaratë mbi disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 9. Deklarata e paraqitur nga përfaqësuesi i shoqërisë Shqiponja MSHPK nuk është firmosur nga përfaqësuesi i shoqërisë Jon Alb Flora SHPK.
    b. Shoqëria Jon Alb Flora SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion për te provuar se disponon piken e liçenses se QKL me kod III.7.A për Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat .
    c. Shoqëria Jon Alb Flora SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion (dokumentacionin e pronësisë ose te qiramarrjes siç kërkohet ne kërkesat për kualifikim) për te provuar se disponon objekt mbështetës te specializuar për te magazinuar bimët (fidanishte), me kushte optimale te furnizimit me ujë, plehërimit, ne mënyre qe i gjithë materiali bimor te certifikohet. Ka paraqitur një deklarate për disponimin e një sipërfaqe ne qytetin e Vlorës, por nuk ka paraqitur asnjë dokument pronësie apo qiramarrje.
    d. Shoqëria Shqiponja MSHPK nuk plotëson kërkesën për gjendjen e likuiditeteve ne banke, pasi vërtetimi i paraqitur është lëshuar ne emër te Shqiponja M SHPK & NOA Development ndërkohë qe shoqëria NOA Development nuk merr pjese ne këtë procedure prokurimi.

    3. Alb Garden SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson kërkesën për kualifikim e lidhur me numrin e nevojshëm te punonjësve për zbatimin e kontratës.
    b. Nuk plotëson kërkesën për kualifikim Operatori Ekonomik duhet te vërtetoje se disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve ne këtë objekt. për këtë operatori ekonomik duhet te paraqesë dokumentacion se ka si te punësuar dhe te regjistruar ne kompaninë e tij te paktën një agronom ose inxhinier pyjesh me eksperience pune te paktën 2 vjeçare.
    c. Nuk plotëson kërkesën për kualifikim Operatoret ekonomike duhet te disponojnë licencat e nevojshme për zbatimin e kontratës. për këtë duhet te paraqesin licensen përkatëse te shoqërisë.

    4. Alb Building SHPK (70%) dhe Kaleshi SHPK (30%) për arsye se:
    a. Bashkimi i shoqërive nuk është bere ne përputhje me nenin 74, pika 2, te VKM nr. 914, date 29.12.2014. Ne marrëveshjen e lidhur para noterit është përcaktuar vetëm përqindja e pjesëmarrjes për secilën shoqëri dhe nuk janë përcaktuar elementet konkrete te punës qe do te kryeje secili nga anëtaret e bashkimit.
    b. Shoqëria Alb Building SHPK nuk plotëson kushtin për kualifikim Operatori Ekonomik duhet te ketë realizuar punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e fondit limit te tenderit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit ose punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku, gjatë tri viteve të fundit, është jo më pak se 200% e fondit limit te tenderit pasi për punën e deklaruar (si nënkontraktor) nuk ka paraqitur faturat tatimore te lëshuara nga shoqëria Alb Building SHPK qe vërtetojnë kryerjen e punës.
    c. Shoqëria Alb Building SHPK nuk disponon License me kod II.4 për Prodhim dhe tregtim i farërave dhe fidanëve dhe Licence me kod III.7.A për Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat , lëshuar nga QKL.
    d. Shoqëria Alb Building SHPK nuk plotëson kushtin për kualifikim për disponimin e mjeteve dhe pasjeve te nevojshme teknike pasi asnjë prej kamionëve te paraqitur nuk ka kapacitet mbajtës 20 ton, siç kërkohet ne kërkesat për kualifikim.
    e. Shoqëria Alb Building SHPK nuk ka paraqitur dokumentacion (dokumentacionin e pronësisë ose te qiramarrjes siç kërkohet ne kërkesat për kualifikim) për te provuar se disponon objekt mbështetës te specializuar për te magazinuar bimët (fidanishte), me kushte optimale te furnizimit me ujë, plehërimit, ne mënyre qe i gjithë materiali bimor te certifikohet.
    f. Shoqëria Kaleshi SHPK nuk disponon piken NP-12 te liçenses, kërkuar ne kërkesat për kualifikim, ndërkohe qe ka marre përsipër te kryeje 30% te punimeve.
    g. Shoqëria Kaleshi SHPK nuk plotëson kushtin për kualifikim për disponimin e mjeteve dhe pasjeve te nevojshme teknike pasi ka paraqitur dokumentacion për disponimin vetëm te një korrëse bari, ndërkohe qe ka marre përsipër te kryeje 30% te punimeve.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.44 - Dt.09-11-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.01 - Dt.11-01-2016
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.02 - Dt.18-01-2016
    Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 9, datë 10.3.2016

    Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel.

    Qarkun Tiranë
    Kredia Nr
    Burimi i Kredise/Financuar nga
    Vlera e Kredise sipas Monedhes
    Titulli i Projektit
    Pershkrim i Projektit
    Objekti i Tenderit Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel.
    Burimi i Financimit: Buxheti i Shtetit.

    Periudha e zbatimit të projektit do të jetë 16 javë, periudha e mirëmbajtjes do jetë 1.5 vjet.
    Nr. Reference
    Kodi CPV
    Vlera / Fondi Limit 35,815,859
    Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
    Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
    Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
    Data e Njoftimit te Tenderit
    Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
    Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 25-05-2015
    Sektori Infrastrukturë Mjedisore Gjelbërim
    Nr. i Operatoreve Konkurues
    Operatore Konkurues
    Operator Ekonomik Kontraktues
    Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Data e lidhjes se kontrates
    Vlera e Kontrates me TVSH
    Kohezgjatja e Kontrates 16 javë për projektin
    1.5 vite për mirmbajtjen
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Nuk u kualifikua asnjë Operator Ekonomik.
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.17 - Dt.04-05-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi
    Njoftim per Lidhje Kontrate
    Anulimi i Tenderit Nr.25 - Dt.29-06-2015

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data