Open Procurement Albania

Rikonstruksion i rrugës kthesa e Bishanit – Boçovë – varrezat e fshatit Bashkim, Komuna Levan.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Berat
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i rrugës kthesa e Bishanit – Boçovë – varrezat e fshatit Bashkim, Komuna Levan.
Burimi i Financimit: Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 73,222,470
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 26-06-2015
Sektori Infrastrukturë Rrugë Rurale
Nr. i Operatoreve Konkurues 14
Operatore Konkurues GRAND KONSTRUKSION M SHPK
BOSHNJAKU B SHPK
B 93 SHPK
AL ASFALT SHPK
BEAN SHPK
RSM & CAUSHI SHPK
SIRETA 2F SHPK
SALILLARI SHPK
ROSI SHPK
GPG SHPK
XHAST SHPK
GLAVENICA SHPK
PESE VELLEZERIT SHPK
ZDRAVO SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • B-93 -
  • Be-Is SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 48,847,600
    Data e shpalljes se fituesit 10-08-2015
    Data e lidhjes se kontrates 28-08-2015
    Vlera e Kontrates me TVSH 58,617,120
    Kohezgjatja e Kontrates 6 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.

    Në datën 24.07.2015 u paraqit ankim nga bashkimi i shoqërive Boshnjaku B SHPK dhe Shendelli SHPK. Ankimit ju kthye përgjigje në datën 30.07.2015 duke mos pranuar ankimin.
    Në datën 28.07.2015 u paraqit ankim nga bashkimi i shoqërive RSM Company SHPK dhe Caushi SHPK. Ankimit ju kthye përgjigje në datën 30.07.2015 duke mos pranuar ankimin.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm :
    1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Grand Konstruksion M SHPK (44.8%), Shkëlqimi 07 (41.2%) SHPK dhe Sardo SHPK (14%) :
    a. Shoqëria Grand Konstruksion M SHPK
    Nuk plotëson kërkesën për numrin e punonjësve, pasi ka paraqitur vërtetime ku dëshmohet se numri mesatar i punonjësve për periudhën dhjetor 2014 – maj 2015 është 15,5 punonjës ndërkohë që sipas përqindjes së punëve që ka marrë përsipër i takon të ketë 31 punonjës.

    2. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Boshnjaku B SHPK (63.1%) dhe Shendelli SHPK (36.9%) për arsye se:
    a. Shoqëria Boshnjaku B SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme. Rezulton se kjo shoqëri ka kryer punë të ngjashme në një objekt te vetëm në Shumen maksimale prej 12.364.861 lekë nga 36.611.250 lekë që duhet të kishte realizuar (si anëtar i bashkimit të shoqërive me përqindjen më të madhe). Gjithashtu shuma e punëve të ngjashme është 23.277.397 lekë nga 92.406.757 lekë punime që duhet të kishte kryer në bazë të përqindjes së punëve që ka marrë përsipër.
    b. Shoqëria Shëndelli SHPK nuk ka në stafin e saj inxhinier hidroteknik, ndërkohë që ka marrë përsipër të kryejë punime në veprat e artit ku inxhinieri hidroteknik është i domosdoshëm.

    3. Shoqëria Bean SHPK për arsye se:
    a. Kjo shoqëri nuk plotëson kërkesën për gjendjen në bankë. Kjo kompani ka paraqitur një vërtetim se disponon gjendje në banke në masën 6.940.357 lekë, ndërkohë që sipas kërkesës për kualifikim duhet te dispononte jo më pak se 7.322.247 lekë.

    4. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive RSM Company SHPK (51.5%) dhe Caushi SHPK (48.5%) për arsye se:
    a. Shoqëria RSM Company SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme.
    b. Shoqëria RSM Company SHPK nuk plotëson kërkesën për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, pasi nuk ka paraqitur vërtetim që shoqëria nuk ka detyrime, por një kontrate qeraje me z. Hazbi Parllaku dhe një vërtetim nga OSHEE qe z. Parllaku nuk ka detyrime. Këto dokumente nuk provojnë qe shoqëria nuk ka detyrime.

    5. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Rosi SHPK (19%), Leon (53%) SHPK dhe Hito 94 SHPK (28%) për arsye se:
    a. Kompania Rosi SHPK nuk plotëson kërkesën për gjendjen në banke. Kjo kompani ka paraqitur një vërtetim se disponon gjendje në banke në masën 750.000 leke, ndërkohë qe sipas përqindjes së punëve që ka marrë përsipër duhet të dispononte jo më pak se 1.391.226 lekë.

    6. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Xhast SHPK (40%) dhe Arifaj SHPK (60%) për arsye se:
    a. Bashkimi i shoqërive nuk është bërë në përputhje me nenin 74, pika 2, te VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ku ndër të tjera citohet: Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi . Në marrëveshjen e lidhur para noterit është përcaktuar vetëm përqindja e pjesëmarrjes për secilën shoqëri dhe nuk janë përcaktuar elementet konkrete te punës që do të kryejë secili nga anëtaret e bashkimit. Në ketë mënyre është e pamundur qe KVO te gjykoje për plotësimin e kërkesave për kualifikim. Ndarja e punëve është e panoterizuar dhe, si e tillë, nuk mund të pranohet.

    7. Shoqëria Glavenica SHPK
    Nuk ka paraqitur ofertë.

    8. Shoqëria Pese Vellezerit SHPK
    Nuk ka paraqitur ofertë.

    9. Shoqëria Zdravo SHPK
    Nuk ka paraqitur ofertë.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Be-Is SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Be-Is SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Be-Is SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Be-Is SHPK viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.22 - Dt.08-06-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.32 - Dt.17-08-2015
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.35 - Dt.07-09-2015
    Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 9, datë 10.3.2016

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data