Open Procurement Albania

Numri i Rezultateve 4

Shenimi me flamur te kuq (red flag) i nje procedure prokurimi tregon nje ekspozim apo rrezik te mundshem per sjellje te papajtueshme me ligjin ose jo-etike te biznesit, kryesisht ne lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion. Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar.

Mungese konkurrence

Prokurimi zhvillohet me nje konkurrent te vetem. Ligji shqiptar i lejon keto lloj procedurash. Shpesh keto procedura me shume se mungese konkurrence ne treg shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve per dorezim dokument ne favor te nje kompanie te paramenduar klienteliste. Keto tendera meritojne te konsiderohen te ekspozuara dhe me risk

Procedure me negocim

Procedure me negocim

Shiko me shume
Me negocim, pa njoftim

Me negocim, pa njoftim

Pamundesi kohore per pergatitje te nje oferte (oferte teknike plus dokumentacion)

Afat i pamjaftueshem sipas kritereve ligjore te percaktuara ne nenin 43 te ligjit 9643 "Per Prokurimin Publik" i ndryshuar

Shtese kontrate (shtese vlere) pa perfunduar ende faza e pare e kontrates

Per cdo kontrate ekziston nje mundesi per shtese kontrate me vlere plus 20% e vleres se ofertes. Kjo shtese duhet te justifikohet me arsye te bazuara te nje veshtiresie per shkaqe mbi natyrore, ndryshime eksplicite te kushteve te tregut dhe indekseve te cmimeve etj.

Shiko me shume
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese. Nuk quhet skualifikim rasti kur operatori nuk ka paraqitur fare oferte por ka dorezuar dokumente te tjera. Vleresim vetem per procedura tenderuese me vlere mbi 5 milion Leke

Anullimi i Tenderit dy ose me shume here

Ne rast te anulimit dy here radhazi te tenderave me objekt te njejte, ka vend per te vleresuar veshtiresi apo defekte qe kane bere te pamundur finalizimin me fitues te procedures. Anulimi dy here radhazi eshte precedent qe legjitimon qe gara e hapur te zevendesohet me negocime te drejtperdrejta

Manual mbi Integrimin e Shërbimit një Web tjetër. Klikoni ketu

Te drejtat e Perdorimit

Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data