Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
| Institucioni Prokurues | Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane | ||||||
| Autoritet Prokurues | Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane | Objekti i Tenderit | Mbrojtje dhe sistemim me prita malore i përroit të Gomsiqes | ||||
| Nr. Reference | REF-13749-07-22-2024 | ||||||
| Kodi CPV | |||||||
| Vlera / Fondi Limit | 216 000 000,00 | ||||||
| Lloji i Kontrates Publike | Punë Publike | ||||||
| Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | ||||||
| Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata +Shtesë | ||||||
| Data e Njoftimit te Tenderit | 23-07-2024 | ||||||
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 12-08-2024 | ||||||
| Data e mbajtjes se tenderit | 12-08-2024 | ||||||
| Nr. i Operatoreve Konkurues | 10 | ||||||
| Operatore Konkurues |
1.“NDERTUESI 2014” sh.p.k, & “S.M.O.
UNION” sh.p.k, & “VARAKU E” sh.p.k, 2. “B93 II” sh.p.k, & “ASI - 2A CO” sh.p.k, & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” sh.p.k, & “B93” sh.p.k, 3. “ALB-BUILDING” sh.p.k, 4. “NDREGJONI” sh.p.k, & “UDHA” sh.p.k, & “RAFIN COMPANY” sh.p.k, 5. “LLAZO” sh.p.k, & “M U R A T I” sh.p.k, & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k, & “VIANTE Konstruksion” sh.p.k, 6. “SMO VATAKSI” sh.p.k, & “G.P.G. COMPANY” sh.p.k, 7. Operatori ekonomik “CURRI” sh.p.k 8. “BE-IS” sh.p.k, NIPT & “ERGI” sh.p.k, 9. “ULZA” sh.p.k, 10. “HASTOÇI” sh.p.k, |
||||||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||||
| Oferta fituese Leke pa TVSH | 209 765 379,00 | ||||||
| Data e shpalljes se fituesit | 30-12-2024 | ||||||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 251 718 454,00 | ||||||
| Data e lidhjes se kontrates | |||||||
| Kohezgjatja e kontrates | 7.5 (shtatë pikë pesë) muaj | ||||||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||||
| Ankesa |
Nga pjesërmarrësit janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Bashkimi i operatorëve ekonomik “NDERTUESI 2014” sh.p.k, NIPT L46827004L & “S.M.O. UNION” sh.p.k, NIPT J66902042Q & “VARAKU E” sh.p.k, NIPT J61902509S, pasi ka paraqitur ofertë anomalisht të ulët. 2. Bashkimi i operatorëve ekonomik “B93 II” sh.p.k, NIPT L52209050O & “ASI - 2A CO” sh.p.k, NIPT K53002402C & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” sh.p.k, NIPT L33229401T & “B93” sh.p.k, NIPT J62903508R, pasi: Kontrata për bashkim të përkohshëm të operatorëve ekonomik, paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: “B93 II” sh.p.k 33% & “B93” sh.p.k 23% & “Elmazaj Konstruksion” sh.p.k 34% & “ASI-2A CO” sh.p.k 10% nuk është e rregullt pasi: Në rast shpallje fitues sa më sipër, palët bien dakord që të specifikojnë në një kontratë mënyrën e pjesëmarrjes në realizimin e objekteve dhe të ndarjes së fitimit që do të realizohet. Në kundërshtim me Dokumetat Standarte të Tenderit, shtojca 7. 3. Operatori ekonomik “ALB-BUILDING” sh.p.k, NIPT J69102508C, pasi: Nuk plotëson kriterin 2.3.1 mbi kontratat e ngjashme: Nuk është paraqitur formulari i vlerësimit sipas shtojcës 9 kërkesë kjo e përcaktuar ne VKM Nr. 285, datë 19.5.2021 i ndryshuar, Neni 39 Kërkesa të vecanta për kontratat për punë publike. 4. Bashkimi i operatorëve ekonomik “NDREGJONI” sh.p.k, NIPT K31329048I & “UDHA” sh.p.k, NIPT K77524909Q, & “RAFIN COMPANY” sh.p.k, NIPT L52125110A, pasi: Bashkimi i operatoreve ekonomik në kontratën e bashkëpunimit ka deklaruar pjesëmarrjen e palëve te shprehur ne përqindjen: “RAFIN COMPANY” sh.p.k 45%, “NDREGJONI” sh.p.k 33% dhe “UDHA” sh.p.k 35% pra në një përqindje totale 113%. Sa më sipër BOE ka krijuar një bashkim të përkohshëm me një përqindje totale 113% dhe përqindjet e ndarjes së punimeve në aneksin e kontratës bien ndesh me ato të përcaktuara në kontratë. 5. Bashkimi i operatorëve ekonomik “LLAZO” sh.p.k, NIPT K24218401K, & “M U R A T I” sh.p.k, NIPT J66702413V, & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k, NIPT K66613407H, & “VIANTE Konstruksion” sh.p.k, NIPT K47103804L, pasi: Bashkimi i operatorëve ekonomik, nuk plotëson kriterin për kualifikim 2.3.1 të kontratave të ngjashme pasi OE “Llazo” sh.p.k nuk plotëson vlerën e kontratave të ngjashme të paraqitura bazuar në përqindjen e bashkëpunimit. 6. Bashkimi i operatorëve ekonomik “SMO VATAKSI” sh.p.k, NIPT L47022001J & “G.P.G. COMPANY” sh.p.k, NIPT J64324443V, pasi : Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3, ka si afat vlefshmërie periudhën 150 dite, në kundërshtim me dokumentet e tenderit, pika 3.2 ku është përcaktuar Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 180 (Njëqind e tetëdhjetë) ditë. 7. Operatori ekonomik “CURRI” sh.p.k, NIPT J67902718S, pasi: OE “Curri” nuk plotëson kriteret për kualifikim: 2.3.3 mbi disponimin e licensës III.2.B, OE nuk ka parqitur dokumentacion mbi plotësimin e këtij kriteri. Nuk lejohet mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera. Për asnjë nga kërkesat e përcaktuara në këto DT si kapacitetet ekonomike e financiare, aftësinë teknike ose profesionale nuk lejohet mbështetja. 8. Bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” sh.p.k, NIPT K71412003A & “ERGI” sh.p.k, NIPT K02727229P, pasi: Në formularin përmbledhës të vet deklarimit sipas shtojcës 8, pika C: DEKLARATË “Për disponimin e mjeteve/pajisje/makinerive të nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate”, për mjetin me nr. rendor 7 – Kamion vetshkarkes me kapaciteti mbajtës minimuni 10-20 ton - 3 copë në pronësi ose me qera. 9. Operatori ekonomik “ULZA” sh.p.k, NIPT L72203065K, pasi: - Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3, ka si afat vlefshmërie periudhën 150 dite, në kundërshtim me dokumentet e tenderit, pika 3.2 ku është përcaktuar Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 180 ditë. |
||||||
| Arsyeja e Anulimit | |||||||
| Shenime |
Përshkrimi i modifikimit të kontratës/Marrëveshjes Kuadër, publikua ne Buletini Nr. 37 datë 8 Qershor 2026 Të dhënat e kontratës: Objekti i Kontratës: "Mbrojtje dhe sistemim me prita malore i përroit të Gomsiqes". Vlera e kontratës: 251,718,454.95 (Dyqind e pesëdhjetë e një milion e shtatëqind e tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër pikë nëntëdhjetë e pesë) Lekë me TVSH. Kërkesat teknike për zgjatjen e afatit të zbatimit të kontratës janë përcjellë nga Kontraktori, Mbikëqyrësi i punimeve dhe nga Struktura Përgjegjëse e Autoritetit Kontraktor. Bazuar në dokumentacionin teknik midis palëve, modifikimi i kësaj kontrate është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka patur një rritje të menjëhershme të nivelit të ujit të shoqëruar me vërshime të përroit duke pamundësuar zbatimin e punimeve si dhe janë dëmtuar punimet e pritave te realizuara deri në atë periudhë. Për këtë arsye në datë 17/11/2025 është bërë pezullimi i punimeve, për të cilin është mbajtur proçes-verbali përkatës si dhe është njoftuar zyrtarisht Autoriteti Kontraktor. Afati i kontratës: Data e fillimit të punimeve është data e dorëzimit të sheshit të ndërtimit, në prani të Kontraktorit dhe Mbikëqyrësit të punimeve. Në këtë datë do të mbahet procesverbali i fillimit të punimeve. Afati për realizimin e punimeve është 7.5 (shtatë pikë pesë) muaj, sipas grafikut të punimeve, nga data e fillimit të punimeve. Dhe afati i ri (nëse është rasti): Afati për realizimin e punimeve do të përfundojë në datën 13/11/2026. Kur dita e fundit e afatit të kontratës bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj (për të cilën nuk aplikohen penalitete). |
||||||
| Transaksione Thesari |
|
||||||
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|