Open Procurement Albania

Ndertimi i tregut te qytetit.

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Gramsh
Institucioni Prokurues Bashkia Gramsh
Objekti i Tenderit Ndertimi i tregut te qytetit.
Nr. Reference REF-15325-03-26-2019
Vlera / Fondi Limit 8 333 332,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 27-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 08-04-2019
Data e mbajtjes se tenderit 08-04-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues Aurora Konstruksion SHPK & Everest SHPK
Avduli SHPK
B 93 II SHPK & Meteo SHPK
Elda VL SHPK
Viante Konstruksioni SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • B93 II
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 7,998,955
    Data e shpalljes se fituesit 22-05-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 9598746
    Data e lidhjes se kontrates 13-06-2019
    Kohezgjatja e kontrates 90 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur anksa.
    Më datë 30.04.2019 brenda afatit ligjor regjistrohet ankesa nr.2808 prot nga ana e operatorit ekonomik “Viante Konstruksion ” shpk ,dhe më datë 03.05.2019 regjistrohet ankesa nr.2877 prot nga ana e operatorit ekonomik “Avduli ” shpk .
    Pas shqyrtimit të ankesës komisioni i shqyrtimit të ankesës vendosi të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Viante Konstruksion ” shpk dhe të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Avduli ” shpk,vendim i cili iu komunikua shkresërisht dhe në rrugë elektronike në SPE. Operatorët ekonomikë ankimues kanë marrë njoftim më datë 08.05.2019.
    Pas përfundimit të afatit të ankimit në KPP rezultoi se nuk pati ankesë në KPP .

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm :
    1. “Aurora Konstruksion”sh.p.k&”Everest” sh.p.k :
    • Shoqeria “Everest“ shpk nuk ka dorezuar Vertetimin per shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore per vitin 2017 dhe 2018 ne kundershtim me piken 2.1 te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit.
    • BOE nuk eshte i pajisur me Leje Mjedisore Tip C lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit për stacion transferimi per mbetje jo te rrezikshme (Kodi III.1.A) ose Operatori ekonomik pjesemarres duhet të këtë kontratë per depozitimin e mbetjeve jo të rrezikshme me një subjekt te licensuar nga ana e QKL ne kundershtim me piken 8 te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit.
    • Shtojca 4 “Mbi permbushjen e kritereve te pergjithshme“ eshte e paplotesuar me emrin/at e Personit/ave në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, nga te dy operatoret ekonomike anetare te bashkimit.
    • Nuk eshte plotesuar sakte nga anetaret te bashkimit “Deklaratë për paraqitje oferte të pavarur sipas Shtojcës 1/1“eshte plotesuar pika 6 germa „a“ nderkohe qe duhej plotesuar pika 6 germa „b“.
    • Te gjitha mjetet ne pronesi dhe me qera te subjektit “Everest“shpk nuk jane te shoqeruara me certifikate transporti mallrash te mjeteve me kapacitet mbajtes 1500 kg e siper , ne kundershtim me ligjin nr.8308 date 18.03.1998“Për transportet rrugore“,i ndryshuar neni 41 i tij.

    2. “Avduli”sh.p.k :
    • Ka detyrime te papermbushura ndaj bashkise Gramsh lidhur me garancine e punimeve per kontraten nr.4245 date 19.06.2017 me objekt “Rikonstruksion i pjesshem i shkolles fillore ne fshatin Bicaj .
    • Nga verifikimi konstatohet se operatori ekonomik ka dorezuar dokumentacion per 2 (dy) kamioncina)te cilat sipas lejes e qarkullimit jane 3500 kg ,nderkohe referuar pikes 10 paragrafi 3, te Kritereve te kualifikimit 2 kamioncinat jane kerkuar nga 1-3 ton.

    3. “Elda VL”sh.p.k :
    • Nga ana e Komisionit te Vleresimit te Ofertave konstatohet se ky OE nuk ka dorezuar asnje dokument lidhur me kualifikimin tekniko-ligjor si dhe nuk ka dorezuar oferte .

    4. “Viante Konstruksioni”sh.p.k :
    • Nuk ka dorezuar vertetim per shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore per vitin 2018 për bashkinë Tiranë ne kundershtim me piken 2.1 te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit.Vertetimi i dorezuar nr.280910/1 date 24.12.2018 leshuar nga bashkia Tirane parashikon shlyerjen e detyrimeve ndaj bashkise deri më 20.12.2016.
    • Në adresën e përcaktuar nga ankuesi në dokumentat e tenderit , pas verifikimit të kryer konstatohet se një pjesë e mjeteve të deklaruara në shtojcën nr.9 në pronësi të ankuesit nuk ndodhen në vendin e përcaktuar .
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per B93 II viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per B93 II viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per B93 II viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per B93 II viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.24 - Dt.17-06-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data