Open Procurement Albania

Ndertimi i rruges Dhimiter Konomi (mbi Rrap), Vlore.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Vlorë
Kredia Nr ALB – LD 1853
Burimi i Kredise/Financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB)/ Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndim (WBIF)
Vlera e Kredise sipas Monedhes 36.7 milionë Euro
Titulli i Projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”
Pershkrim i Projektit Projekti me vlerë 36.7 milionë Euro bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare dhe NJQV-të përfituese, WBIF. Burimet e financimit përfshijnë:
  • 28.7 milionë euro kredi nga CEB,
  • 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account (SDA),
  • një kontribut 6 milionë Euro nga Qeveria e Shqipërisë dhe NJQV përfituese,
  • 1 milion euro grant nga WBIF për Masterplanin e Alpeve.
Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.
Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe CEB për këtë projekt është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në datë 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, ka filluar nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohet të përfundojë në shtator 2019.

Objektivi i projektit
Objektivi i projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. Komponentët e projektit janë:
  • investime në infrastrukturën dhe shërbimet lokale publike (rikualifikim urban e rrugë, ujësjellës-kanalizime, menaxhim i mbetjeve urbane, etj);
  • asistencë teknike & ngritje kapacitetesh (studime fizibiliteti, përgatitje strategjish lokale, hartim projektesh, trajnime).
Projekti mund të kontribuojë në mënyrë indirekte në:
(i) zvogëlimin e papunësisë dhe nënpunësimit në zonë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja dhe intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese;
(ii) reduktimin e numrit të familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë
(iii) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve bazë dhe, si efekt anësor, mund të çojë në ofertat turistike të zgjeruara, zgjatje të kohës së qëndrimit dhe rritje të shpenzimeve të vizitorëve.
Objekti i Tenderit Ndërtimi i rrugës Dhimiter Konomi (mbi Rrap), Vlorë.
Nr. Reference REF-21321-12-29-2015
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 408,175,256
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Rishpallje me Lidhje Kontrate
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 22-01-2016
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 17
Operatore Konkurues CAUSHI/M
RSM Company SHPK & Aurora Konstruksion & Egland SHPK
Company Riviera 2008 SHPK & Kevin Konstruksion SHPK & Ndrekaj SHPK
Curri SHPK & Be - Is
RIVIERA & Kostruttiva
ALBA KONSTRUKSION
B-93 & Gjikuria
Tirrena Scavi S.p.A.
Arifaj SHPK & Denisi 05 SHPK & Xhast SHPK
Viktoria Invest International SHPK & Al Asfalt SHPK & Viktoria Invest SHPKl
A. N. K.
ALB - STAR
ALKO-IMPEX General Construcion
GENER 2
T.T.A ALBA LAM
SENKA/L
ROSI
Operator Ekonomik Kontraktues
  • A. N. K. -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 364,625,890
    Data e shpalljes se fituesit 08-04-2016
    Data e lidhjes se kontrates 11-04-2016
    Vlera e Kontrates me TVSH 437,551,068
    Kohezgjatja e Kontrates 14 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.

    Ne datën 04.03.2016 paraqiten ankese shoqëritë Viktoria Invest International SHPK dhe Riviera SHPK.
    Ankesave ju kthye përgjigje në datën 04.03.2016 duke i refuzuar ato.

    në datën 07.03.2016 paraqiti ankese shoqëria Curri SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 11.03.2016 duke e refuzuar atë por duke modifikuar arsyet e skualifikimit te kësaj shoqërie.

    Në datën 11.03.2016 shoqëria Riviera SHPK paraqiti ankese në KPP.
    Në datën 08.04.2016 u dha vendimi i Komisionit te Prokurimit Publik nr. 203/2016 i cili lejon Autoritetin Kontraktor të vazhdoje procedurën e prokurimit.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. Caushi SHPK (49%), Shkëlqimi-07 SHPK (36.6%), dhe Sinder AB SHPK (14.4%) për arsye se: a. Shoqëria Caushi SHPK nuk plotëson piken 2.3.1 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim për Xhiron mesatare te realizuar nga Operatori Ekonomik gjate tre viteve te fundit te mos jete më e vogël se 350.000.000 leke pa tvsh.
    b. Shoqëria Caushi SHPK nuk plotëson piken 2.3.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te disponoje vlera te mjaftueshme monetare për te realizuar objektin e tenderit pa marre paradhënie.
    c. Shoqëria Caushi SHPK nuk plotëson piken 2.4.2 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te ketë numrin e nevojshëm te punonjësve për zbatimin e kontratës. Numri i punonjësve për periudhën Janar 2015 deri Tetor 2015 te jete jo me pak se 100 (njëqind) punonjës në muaj. në ketë numër përfshihet dhe stafi drejtues.
    d. Shoqëria Shkëlqimi-07 SHPK nuk plotëson piken 2 te Kërkesave te Përgjithshme për Kualifikim pasi ka detyrim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në shumen 1.500.000 leke dhe është në proces apelimi.
    e. Shoqëria Shkëlqimi-07 SHPK nuk plotëson piken 2.4.1 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te ketë realizuar punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit ose punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku, gjatë tri viteve të fundit, është jo më pak se 200% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.

    2. RSM Company SHPK (55%), Aurora Konstruksion SHPK (25%), dhe Egland SHPK (20%) për arsye se:
    a. Shoqëria RSM Company SHPK nuk ka paraqitur vërtetimin për xhiron.
    b. Shoqëria RSM Company SHPK nuk plotëson piken 2.3.1 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik nuk ka paraqitur dokument për shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore në Tirane, ku ushtron aktivitet qe nga data 18.11.2015.
    c. Shoqëria RSM Company SHPK nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te vërtetoje se disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt... pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për punësimin e një inxhinieri hidroteknik dhe një inxhinieri gjeolog, te domosdoshëm për kryerjen e punimeve qe ka marre përsipër sipas marrëveshjes se bashkëpunimit.
    d. Shoqëria RSM Company SHPK nuk ka deklaruar me shkrim se inxhinieret e kërkuar në piken 2.4.3 për kualifikim janë te pa angazhuar në kontrata te tjera (pasi ka deklaruar vetëm për një arkitekt dhe një ing mekanik dhe jo për inxhinieret e tjerë).
    e. Shoqëria Aurora Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.
    f. Shoqëria Egland SHPK nuk disponon vlera te mjaftueshme monetare për te realizuar objektin e tenderit pa marre paradhënie.
    g. Shoqëria Egland SHPK nuk ka paraqitur vërtetimin e për pagesën e taksave lokale në Komunën Çlirim në Kolonje, komune në te cilën ka kryer punën e ngjashme te realizuar gjate vitit 2015 dhe te deklaruar në tender, me vlere 19.827.198 leke me tvsh.

    3. Company Riviera 2008 SHPK (27.7%), Kevin Konstruksion SHPK (47.8%), dhe Ndrekaj SHPK (24.5%) për arsye se:
    a. Shoqëria Kevin Konstruksion SHPK nuk plotëson piken 2.1.dh te Kërkesave të Veçanta te Kualifikimit pasi nuk ka paraqitur deklaratën mbi disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 9.
    b. Shoqëria Kevin Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.
    c. Shoqëria Kevin Konstruksion SHPK nuk plotëson piken 2.4.6 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te disponoje mjetet dhe pajisjet e nevojshme teknike për realizimin e kontratës.... pasi ka paraqitur dokumentacion për disponimin vetëm te një kamioni.
    d. Shoqëria Ndrekaj SHPK nuk disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt.

    4. Curri SHPK (60%) dhe Be - Is SHPK (40%) për arsye se:
    a. Shoqëria Curri SHPK nuk disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt.
    b. Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson piken 2.4.7 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Makineritë e mësipërme nuk duhet te jene te angazhuara në kontrata te tjera. për ketë te paraqitet një deklarate nga administratori i shoqërisë ofertuese se makineritë e mësipërme nuk janë te angazhuara në kontrata te tjera pasi nuk e ka paraqitur deklaratën e kërkuar.
    c. Shoqëria Be - Is SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.

    5. Riviera SHPK (51%) dhe Kostruttiva SHPK (49%) për arsye se:
    a. Shoqëria Kostruttiva SHPK nuk plotëson piken 2 te Kërkesave te Përgjithshme për Kualifikim pasi vërtetimi i lëshuar nga Agenzia Entrate mban datën 14 shtator 2015, pra është përtej afatit tre mujor te vlefshmërisë.
    b. Shoqëria Kostruttiva nuk plotëson kërkesën 2.1.e te Kërkesave të Veçanta te Kualifikimit lidhur me likuidimin e detyrimeve te OSHEE pasi nuk ka paraqitur vërtetimin e kërkuar.
    c. Shoqëria Kostruttiva SHPK nuk plotëson piken 2.3.1 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Xhiro mesatare e realizuar nga Operatori Ekonomik gjate tre viteve te fundit duhet te mos jete më e vogël se 350.000.000 leke pa tvsh. për te vërtetuar plotësimin e këtij kushti Operatori Ekonomik duhet te paraqesë një vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar në 3 (tre) vitet e fundit ku vlera te mos jete më e vogël se vlera e fondit limit pasi nuk ka paraqitur vërtetim për xhiron e realizuar.
    d. Shoqëria Kostruttiva SHPK nuk plotëson piken 2.4.5 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me disponimin e licencave, pasi mungon pika e licenses NS 18 Punime topogjeodezike , e domosdoshme për te realizuar punimet qe ka marre përsipër kjo shoqëri sipas marrëveshjes se bashkëpunimit.
    e. Shoqëria Riviera SHPK nuk plotëson piken 2 te Kërkesave te Përgjithshme te Kualifikimit pasi ka paraqitur vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria Tatimore Tirane, në te cilin , nder te tjera citohet: ... rezulton se për periudhën deri në date 08.01.2016, nuk ka detyrime tatimore në tvsh, tatim fitimi, tatim mbi te ardhurat personale, sigurime shoqërore e shëndetësore dhe tatim në burim, por vetëm gjoba dhe interesa për te cilat ka lidhur aktmarrëveshje për pagesat me këste... . në ketë mënyre, duke qene se ky subjekt përveç gjobave ka edhe interesa te pa paguar, nuk plotëson ketë kërkese për kualifikim.
    f. Shoqëria Riviera SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.

    6. Alba Konstruksion SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te vërtetoje se disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt .
    b. Nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më pak se 50% e vlerës se fondit limit dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit.

    7. B - 93 SHPK (49%) dhe Gjikuria SHPK (51%) për arsye se:
    a. Shoqëria Gjikuria SHPK nuk plotëson piken 2 te Kërkesave te Përgjithshme për Kualifikim pasi ka detyrime në tatimin mbi vlerën e shtuar në shumen 53.301.042 leke dhe është në proces gjyqësor.
    b. Shoqëria Gjikuria SHPK nuk plotëson piken 2.3.4 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te paraqesë një dokument që vërteton se ka plotësuar te gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore ku operatori ushtron aktivitet pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e taksave vendore në Vlore, Himare, Sarande, ku ushtron aktivitet bazuar në ekstraktin e QKR.

    8. Tirrena Scavi spa për arsye se:
    a. Përfaqësuesi ligjor i degës se shoqërisë Tirrena Scavi në Shqipëri zoti Moren Dakoli ka lëshuar një autorizim për zotin Damiano Marco Corda qe ky i fundit te firmose dokumentat e tenderit. Dokumenti nuk është hartuar para noterit në formën e një prokure te posaçme, dhe, si i tille, është i pavlefshëm.
    b. Nuk plotëson piken 2.3.3 te Kërkesave të Veçanta te Kualifikimit Operatori Ekonomik duhet te disponoje vlera te mjaftueshme monetare për te realizuar objektin e tenderit pa marre paradhënie.
    c. Nuk plotëson piken 2.3.4 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te paraqesë një dokument që vërteton se ka plotësuar te gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore ku operatori ushtron aktivitet pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e taksave vendore në qytetin e Durrësit ku ushtron aktivitet (ka selinë) bazuar në ekstraktin e QKR.
    d. Nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me stafin, pasi mungon inxhinieri topograf (gjeodet) në staf. për te plotesuar ketë pozicion ka paraqitur dokumentacion për ing Halasz Gyorgyo i cili, nga dokumentacioni i paraqitur, rezulton te jete inxhinier ndertimi i specializuar në hekurudha, rruge dhe ura.
    e. Nuk plotëson piken 2.4.8 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me licensat qe duhet te disponoje Operatori Ekonomik, pasi licensa është e palexueshme.

    9. Arifaj SHPK (48.6%%), Denisi 05 SHPK (34.9%), dhe Xhast SHPK (16.5%) për arsye se:
    a. Marreveshja e bashkëpunimit ndermjet shoqerive është lidhur në kundershtim me rregullat e parashikuara në aktet ligjore për prokurimin publik.
    b. Shoqëria Arifaj SHPK nuk plotëson disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt.
    c. Shoqëria Arifaj SHPK nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te vërtetoje se disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt... pasi nuk ka paraqitur cv për arkitektin.
    d. Shoqëria Denisi 05 SHPK nuk plotëson piken 2.4.2 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te ketë numrin e nevojshem te punonjesve për zbatimin e kontratës.
    e. Shoqëria Denisi 05 SHPK nuk disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt.
    f. Shoqëria Xhast SHPK nuk disponon kualifikimet e duhura te stafit drejtues përkatës për kryerjen e te gjitha punimeve në ketë objekt.

    10. Viktoria Invest International SHPK (55.12%), Al Asfalt SHPK (25.08%), dhe Viktoria Invest SHPK (19.8%) për arsye se:
    a. Shoqëria Viktoria Invest International nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me stafin, pasi, sipas marrëveshjes se bashkëpunimit, ka marre përsipër punime shtresash rrugore, kanalizime te ujrave te zeza dhe kanalizime te ujrave te bardha dhe nuk ka në stafin e vet inxhinier mjedisi dhe inxhinier topograf, te domosdoshëm për kryerjen e ketyre punimeve.
    b. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson piken 2.4.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme.
    c. Shoqëria Al Asfalt nuk plotëson piken 2.4.3 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me stafin, pasi, sipas marreveshjes se bashkepunimit, ka marre persipër punime në rrjetin e ujesjellesit dhe nuk ka në stafin e vet inxhinier hidroteknik, te domosdoshem për kryerjen e ketyre punimeve.

    11. Alb Star SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson piken 2.3.1 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Operatori Ekonomik duhet te paraqese një dokument që vërteton se ka plotësuar te gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore ku operatori ushtron aktivitet.

    12. Alko Impex General Construcion SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson piken 2.4.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme.

    13. T.T.A Alba Lam SHPK për arsye se:
    a. Nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e taksave vendore në Shkoder Malesi e Madhe dhe Lezhe, ku ushtron aktivitet bazuar në ekstraktin e QKR.
    b. Nuk plotëson piken 2.4.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme.
    c. Nuk plotëson piken 2.4.7 te Kërkesave të Veçanta për Kualifikim Makinerite e mesiperme nuk duhet te jene te angazhuara në kontrata te tjera. për kete te paraqitet nje deklarate nga administratori i shoqerise ofertuese se makinerite e mesiperme nuk jane te angazhuara në kontrata te tjera pasi nuk e ka paraqitur deklaraten e kerkuar.

    14. Senka/L SHPK për arsye se
    nuk ka paraqitur dokumentacion për kualifikim.
    15. Rosi SHPK për arsye se
    nuk ka paraqitur dokumentacion për kualifikim.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.52 - Dt.31-12-2015
    Vendim i Komisionit te Prokurimit Publik (KPP
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.15 - Dt.18-04-2016
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.15 - Dt.18-04-2016

    Ndertimi i rruges Dhimiter Konomi (mbi Rrap), Vlore.

    Qarkun Vlorë
    Kredia Nr ALB – LD 1853
    Burimi i Kredise/Financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB)/ Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndim (WBIF)
    Vlera e Kredise sipas Monedhes 36.7 milionë Euro
    Titulli i Projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”
    Pershkrim i Projektit Projekti me vlerë 36.7 milionë Euro bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare dhe NJQV-të përfituese, WBIF. Burimet e financimit përfshijnë:
    • 28.7 milionë euro kredi nga CEB,
    • 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account (SDA),
    • një kontribut 6 milionë Euro nga Qeveria e Shqipërisë dhe NJQV përfituese,
    • 1 milion euro grant nga WBIF për Masterplanin e Alpeve.
    Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.
    Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe CEB për këtë projekt është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në datë 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, ka filluar nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohet të përfundojë në shtator 2019.

    Objektivi i projektit
    Objektivi i projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. Komponentët e projektit janë:
    • investime në infrastrukturën dhe shërbimet lokale publike (rikualifikim urban e rrugë, ujësjellës-kanalizime, menaxhim i mbetjeve urbane, etj);
    • asistencë teknike & ngritje kapacitetesh (studime fizibiliteti, përgatitje strategjish lokale, hartim projektesh, trajnime).
    Projekti mund të kontribuojë në mënyrë indirekte në:
    (i) zvogëlimin e papunësisë dhe nënpunësimit në zonë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja dhe intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese;
    (ii) reduktimin e numrit të familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë
    (iii) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve bazë dhe, si efekt anësor, mund të çojë në ofertat turistike të zgjeruara, zgjatje të kohës së qëndrimit dhe rritje të shpenzimeve të vizitorëve.
    Objekti i Tenderit Ndërtimi i rrugës Dhimitër Konomi (mbi Rrap), Vlorë.
    Nr. Reference
    Kodi CPV
    Vlera / Fondi Limit 408,175,256
    Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
    Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
    Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
    Data e Njoftimit te Tenderit
    Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
    Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 04-01-2016
    Sektori Infrastrukturë Urbane
    Nr. i Operatoreve Konkurues
    Operatore Konkurues
    Operator Ekonomik Kontraktues
    Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Data e lidhjes se kontrates
    Vlera e Kontrates me TVSH
    Kohezgjatja e Kontrates 14 muaj
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Për shkaqe të rishikimit të kërkesave për kualifikim.
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.49 - Dt.14-12-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi
    Njoftim per Lidhje Kontrate
    Anulimi i Tenderit Nr-51 - Dt.28-12-2015

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data