Open Procurement Albania

Ndërtim shkolla e Mesme e Bashkuar “Mersin Duqi”, Njësia Administrative Bërzhitë, Fshati Ibë

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndërtim shkolla e Mesme e Bashkuar “Mersin Duqi”, Njësia Administrative Bërzhitë, Fshati Ibë

Burimi i financimit: me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024 miratuar me Nr.125, datë 22.12.2023 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024, (i ndryshuar)”.
Nr. Reference REF-13951-07-23-2024
Vlera / Fondi Limit 177 090 236,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 24-07-2024
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 08-08-2024
Data e mbajtjes se tenderit 08-08-2024
Nr. i Operatoreve Konkurues 18
Operatore Konkurues 1. “INA” shpk
2. BOE “2 N” shpk & “AVDULI”
3. “S I R E T A 2F shpk” shpk
4. “NDERTIMI” shpk
5. BOE “C O L O M B O” shpk & “BEQIRI” shpk
6. BOE “NIKA” shpk & “NDERTUESI 2000” shpk
7. “K A C D E D J A” shpk
8. “NG STRUCTURES” shpk
9. BOE “ARKONSTUDIO” & “DION-AL” shpk
10. “Ante-Group” shpk
11. “BEAN” shpk
12. “AURORA KONSTRUKSION” shpk
13. “ERGI” shpk
14. “ULZA” shpk
15. “BE-IS” shpk
16. “CURRI” shpk
17. BOE “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” shpk & “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” shpk
18. Operatori ekonomik “AGRI KONSTRUKSION” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NDERTIMI shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 120 186 977,00
    Data e shpalljes se fituesit 22-10-2024
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 10 (dhjetë) muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa pas perfundimit te afateve te ankimimit.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomik e meposhtem:
    1. “INA” shpk, per arsye:
    -Operatori ekonomik “INA” Shpk nuk permbush Kriteret e Pergjitheshme dhe te Vecanta te Kualifikimit. Pas verifikimit te dokumentacioni te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit rezultoi se mungon “Formulari i Ofertes sipas Shtojces 1” dhe “Lista e Cmimeve sipas zerave te preventivit” sipas Shtojces 2”, pasi folderi i paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit “INA_OFERTE MERSIN DUQI” nuk hapet (problematike e konfirmuar edhe me email e APP-së), cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit. -Operatori ekonomik “INA” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9, ku percaktohet se: “Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë autorizim prodhuesi ose distributori. Në rast paraqitje autorizim distributori duhet të paraqitet kontrata ose dokumenti i angazhimit midis prodhuesit dhe distributorit, për materialet elektrike, tuba, hidroizolues…”. Pas verifikimit te dokumentacionit te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit nga operatori ekonomik “INA” Shpk, rezulton se nuk ka paraqitur autorizim prodhuesi ose distributori per materialet Elektrike, Tubat dhe Hidroizoluese, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.

    2. BOE “2 N” shpk & “AVDULI” shpk, per arsye:
    -Bashkimi i operatoreve ekonomik “2 N & AVDULI” shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, germa “a” ku percaktohet Se: a) Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3; Nga verifikimi i dokumentit Formular i Sigurimit te Ofertes te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit, rezultoi se Formualri i Sigurimit te Oferes nuk eshte i rregullt sipas formes ligjore te kerkuar pasi eshte leshuar vetem ne emer te operatorit ekonomik 2 N shpk, cka bie ne kundershtim me Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.285, date 19.05.2021 “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik”, i ndryshuar, Nenin 88, pika 2, ku percaktohet se: “Anëtarët e bashkimit të operatorëve ekonomikë caktojnë në kontratën e bashkëpunimit ndërmjet tyre përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e ofertës.
    -Operatori ekonomik “2 N” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7, germa b, ku percaktohet se: “2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” në përputhje me klauzolat e Ligjit Nr.10327 datë 18/02/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë …”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se operatori ekonomik “2 N” Shpk ka deklaruar 1 (nje) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë nga 2 (dy) punonjes te kerkuar, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit. -Operatori ekonomik “AVDULI” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7, germa b, ku percaktohet se: “2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” në përputhje me klauzolat e Ligjit Nr.10327 datë 18/02/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë …”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se operatori ekonomik “AVDULI” Shpk ka deklaruar 1 (nje) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë nga 2 (dy) punonjes te kerkuar, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.
    -Operatori ekonomik “AVDULI” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, ku percaktohet se: “Një punësim mesatar i të paktën 65 (gjashtëdhjetë e pesë) personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muaji…”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se operatori ekonomik “AVDULI” Shpk nuk ka deklaruar numerin e punonjesve, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.

    3. “S I R E T A 2F” shpk, per arsye:
    -Operatori ekonomik “S I R E T A 2F” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 8, ku percaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar staf teknik per kryerjen e punimeve, te vertetuar me kontratë punë te vlefshme, diplome/deshmi përkatëse leshuar nga institucione te akredituara nga autoritetet pergjegjese shteterore…konkretisht 1 (nje) punonjes Pllakashtures…”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se operatori ekonomik “S I R E T A 2F” Shpk nuk ka deklaruar 1 (nje) punonjes Pllakashtrues, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.
    -Operatori ekonomik “S I R E T A 2F” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9, ku percaktohet se: “Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë autorizim prodhuesi ose distributori. Në rast paraqitje autorizim distributori duhet të paraqitet kontrata ose dokumenti i angazhimit midis prodhuesit dhe distributorit, për materialet elektrike, tuba, hidroizolues…”. Pas verifikimit te dokumentacionit te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit nga operatori ekonomik “S I R E T A 2F” Shpk, rezulton se ka paraqitur Kontrate Furnizimi dhe autorizim distributor per materialet Hidroizoluese por mungon kontrata ose dokumenti i angazhimit midis prodhuesit dhe distributorit, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.

    4. “K A C D E D J A” shpk, per arsye:
    -Operatori ekonomik “K A C D E D J A” shpk nuk permbush Kriteret e Pergjithshme te Kualifikimit, pika 3, ku percaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt, i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se nuk është i angazhuar në kontrata të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet në objekt...”. Nga verifikimi dokumentacionit te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit rezultoi se operatori ekonomik “K A C D E D J A” shpk per permbushjen e kriterit te mesiperm, ka deklaruar punonjesin me iniciale V.N i cili nga deklarimi perkates rezulton Ing. Hidroteknik, cka bie ne kundershtim me udhezimin Nr.2, date 13.05.2005, Kreu I, pika 2.1, paragrafi 2, ku citohet se: “Për vepra me vlerë të plotë, të preventuar mbi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, përgjegjësi teknik i kantierit është rezident, me kohë pune të plotë në objekt dhe i diplomuar në inxhinieri ndërtimi”.

    5. BOE “ARKONSTUDIO” shpk & “DION-AL” shpk, per arsye:
    -Bashkimi i operatoreve ekonomik “ARKONSTUDIO” shpk & “DION-AL” shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, germa “a” ku percaktohet se: “Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3”. Nga verifkimi i dokumentit Formular i Sigurimit te Ofertes nr.serial 060013800055730, date 04.07.2024, te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit nga bashkimi i operatoreve ekonomik “ARKONSTUDIO” shpk & “DION-AL shpk, rezultoi se Formulari i Sigurimit te Oferes nuk eshte sipas objektit te prokurimit si dhe nuk ka daten dhe vleren e kerkuar ne dokumentet standarte te tenderit, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.

    6. “AURORA KONSTRUKSION” shpk, per arsye:
    -Operatori ekonomik “AURORA KONSTRUKSION” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9, ku percaktohet se: “Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë autorizim prodhuesi ose distributori. Në rast paraqitje autorizim distributori duhet të paraqitet kontrata ose dokumenti i angazhimit midis prodhuesit dhe distributorit, për materialet elektrike, tuba, hidroizolues…”. Pas verifikimit te dokumentacionit te paraqitur ne sistemin elektronik te prokurimit nga operatori ekonomik “AURORA KONSTRUKSION” Shpk, rezulton se nuk ka paraqitur Autorizim Prodhuesi per materialet elektrike, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.

    7. BOE “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” shpk & “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” shpk, per arsye:
    -Operatori ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7, germa b, ku percaktohet se: “2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” në përputhje me klauzolat e Ligjit Nr.10327 datë 18/02/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë …”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se operatori ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” Shpk ka deklaruar 1 (nje) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë nga 2 (dy) punonjes te kerkuar, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit.
    -Bashkimi i operatoreve ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY & MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 8.1, germa “d”, ku percaktohet se: “Në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, Deklarata B, operatorët ekonomik duhet të deklarojnë per punonjesit e mesiperm, emer/mbiemer, profili i punes, numri dhe datë e kontratës individuale të punës, numri dhe titulli i kualifikimit per diplomën përkatëse, si dhe institucionin qe ka leshuar kete dokument…”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se bashkimi i operatoreve ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY & MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” Shpk nuk kane deklaruar te dhenat perkatese per stafin teknik te kerkuar ne piken 8, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit, pika 8.1.
    -Bashkimi i operatoreve ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY & MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” Shpk nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 8.2, ku percaktohet se: “Në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, Deklarata B, operatorët ekonomik duhet të deklarojnë per punonjesit eskavatoriste, automakinist dhe buldozeriste, emer/mbiemer, profil i punes, numri dhe daten e kontratës individuale të punës, si dhe numrin dhe afatin e vlefshmerise se deshmise së aftësisë profesionale…”. Pas verifikimit te Formularit Permbledhes te Vetdeklarimit rezultoi se bashkimi i operatoreve ekonomik “ERAL CONSTRUCTION COMPANY & MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” Shpk nuk kane deklaruar te dhenat perkatese per stafin teknik te kerkuar ne piken 8, cka bie ne kundershtim me kerkesat e percaktuar ne dokumentet standarte te tenderit, pika 8.2.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    Grafiku i Punimeve
    Projekti i Mbrojtjes ndaj zjarrit
    Projekt Arkitektonik 1
    Projekt Arkitektonik 2
    Projekt Arkitektonik 3
    Raport Elektrik
    Projekt Elektrik
    Projekt Hidroteknik
    Projekt Konstruktiv
    Raport HVAC
    Projekt HVAC 2
    Raport Gjeologjik
    Raport Konstruktiv
    Raport i Mbrojtjes ndaj Zjarrit
    Specifikime Teknike Elektrike
    Specifikime Teknike 1
    Specifikime Teknike 2
    Studim Sizmiologjik
    Raporti paraprak i vleresimit te ndikimit ne mjedis

    __________________________________________________________________

    Formular i Njoftimit te Fituesit Paraprak
    Formular i Njoftimit te Fituesit pas perfundimit te afateve te ankimimit

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data