Open Procurement Albania

Ndertimi i godines se re te laboratoreve ne ISHP

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Ministria e Shëndetësisë
Institucion Kontraktues Ministria e Shëndetësisë
Objekti i Tenderit Ndertimi i godines se re te laboratoreve ne ISHP
Nr. Reference REF-72998-06-19-2023
Vlera / Fondi Limit 384 988 709,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 20-06-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 05-07-2023
Data e mbajtjes se tenderit 05-07-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues 1.DION-AL shpk
2.S I R E T A 2F shpk
3.ALBA KONSTRUKSION
4.BOE AGRI CONSTRUCTION & K A C D E D J A shpk
5.BOE AURORA KONSTRUKSION & DESARET COMPANY shpk
6.BOE BE - IS SH.P.K & 2 T shpk
7.GENERAL TRADING sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • AGRI CONSTRUCTION shpk - K A C D E D J A shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 342 831 733,00
    Data e shpalljes se fituesit 09-08-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 403 151 919,00
    Data e lidhjes se kontrates 10-10-2023
    Kohezgjatja e kontrates 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj nga njoftimi për fillimin e punimeve (sipas grafikut të punimeve të dhënë nga projektuesi)
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.DION-AL shpk , per arsye:
    - në sistem ka paraqitur dy preventiva dhe dokumenti nuk i përmban të gjitha zërat e punimeve dhe sipas cmimeve të zërave nuk plotësohet oferta e shprehur në fjalë e OE.Operatori ekonomik ka paraqitur dy preventivë, ku shuma totale e njërit, nuk korrepondon me vlerën e ofertuar shprehur në fjalë dhe me shifra sipas zërave të preventivit të paraqitur në dokumentin PREVENTIVI_I_PUNIMEVE.pdf Për rrjedhojë ky operator me paraqitjen e dy preventivave rrjedhimisht ka paraqitur dy oferta me vlera të ndryshme nga njëra tjetra.
    -Operatori ekonomik Dion.al rezulton që ka lidhur kontratën më RFB no AL-MH-319398-CW-RFB procedurë e realizuar nga projekti i BB pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku pjesë e procesit te vleresimit te ofertave ka qenë nje anetar i KVO i angazhuar në vlerësimin e kesaj procedure. Pra operatori ekonomik nuk plotëson kapacitetet teknike dhe njerëzore që të mund të realizojë edhe procedurën “Ndërtimi i godinës së re të laboratoreve në ISHP”, pasi ky kusht eshte i percaktuar qarte ne DT .
    -Nga shqyrtimi i ofertës është konstatuar se në llogaritjen e vlerës së ofertës pa TVSH (në të dy preventivat e paraqitur) OE ka aplikuar zbritjen e vlerës së TVSH-së, vlerës totale (punime me tvsh + pajisje), pra (punime me tvsh+pajisje)/1.2 .Në rastin konkret si autoriteti kontraktor ashtu edhe operatori ekonomik shfaqen në cilësinë e tatimpaguesit të cilët në transaksionet financiare midis tyre zbatojnë lex specialis, ligjin në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

    2.S I R E T A 2F shpk , per arsye:
    - Operatori ekonomik për pajisjet me numër rendor 7, 8, 9, 10,11 ka deklaruar që do të furnizohen nga subjekti G&R. Subjekti G&R autorizon subjektin Smart Clima Solution. Nga kontrolli në faqen e QKB rezulton që operatori G&R nuk është prodhues i pajisjeve(pasi një subjekt prodhues duhet ti nënshtrohet procedurave të licensimit përkatës të legjislacionit Shqiptar në fuqi) .
    -Për pajisjen më numër rendor 1 është paraqitur një autorizim për ITE nga ALBESOL shpk..Ky autorizimin është në gjuhën angleze, kjo në kundërshtim me përcaktimet e DST.
    - Në tabelën e deklarimit të pajisjeve, për pajisjen me numër rendor 15 nuk është specifikuar prodhuesi apo distributori i autorizuar sipas kërkesave, kjo në kundërshtim më kërkesat e percaktuara ne DT.
    -Për pajisjen me numër rendor 6 është deklaruar prodhuesi HAIER. Për këtë është paraqitur autorizim për Smart Clima Solution, nga Best Tech AL 2000 shpk i cili deklaron që është distributor i autorizuar i HAIER por që nuk është paraqitur asnjë lidhje ndërmjet prodhuesit HAIER dhe Best Tech AL 2000 shpk, kjo në kundërshtim me kërkesat e DT .
    - Për pajisjet me numër rendor 13 dhe 14 është deklaruar se do të furnizohen nga MORIS HELLAS Greqi. Për mbushjen e këtij kriteri është paraqitur autorizim nga KLEO ASHENSOR i cili deklaron që është distributor i autorizuar i prodhuesit MORIS HELLAS. Autorizimi i prodhuesit për Kleo Ashensor nuk është nga MORIS HELLAS por është nga AH-MET ASANSOR SANAYI VE TIC.LTD. STI, Turqi dhe me MORI HELLAS nuk është paraqitur asnjë lidhje për të vërtetuar autorizimin e distributorit nga ky prodhues për KLEO ASHENSOR. Këto në kundërshtim me pikën 2.3.11.a të DT.
    - Nga shqyrtimi i ofertës është konstatuar se në llogaritjen e vlerës së ofertës pa tvsh (në të dy preventivat e paraqitur) OE ka aplikuar zbritjen e vlerës së TVSH-së, vlerës totale (punime me tvsh + pajisje), pra (punime me tvsh+pajisje)/1.2.Në rastin konkret si autoriteti kontraktor ashtu edhe operatori ekonomik shfaqen në cilësinë e tatimpaguesit të cilët në transaksionet financiare midis tyre zbatojnë lex specialis, ligjin në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

    3.ALBA KONSTRUKSION shpk , per arsye:
    - Operatori ekonomik Alba Konstruksion rezulton që ka lidhur kontratën REF-AL-MH-332201-CW-RFB procedurë e realizuar nga projekti i BB pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku pjesë e procesit te vleresimit te ofertave ka qenë nje anetar i KVO i angazhuar në vlerësimin e kesaj procedure.U vërtetua se pajisjet dhe mjetet te vetedeklaruara sipas shtojces 8 ne kete procedure prokurimi nga ky OE, janë të angazhuara edhe në projektin e Bankes Boterore. Duke qenë se KVO ka në dispozicion dokumentacionin provues të angazhimit të mjeteve dhe personelit, datët e fillimit dhe përfundimit të kontratës, kontraten, listën e mjeteve, listën inxhinierëve, etj, angazhuar në kontratën REF-AL-MH-332201-CW-RFB, vendos që operatori ekonomik Alba Konstruksion nuk plotëson kapacitetet teknike dhe njerëzore që të mund të realizojë edhe procedurën “Ndërtimi i godinës së re të laboratoreve në ISHP”, pasi ky kusht eshte i percaktuar qarte ne DT.
    - Operatori ekonomik Alba Konstruksion nepermjet shtojces 8deklaron se do të mbështetet në kapacitetet e OE “METEO” sh.p.k, me NIPT L26310801C dhe operatorit “O.B KONSTRUKSION” sh.p.k, me NIPT K93728201A. Operatori ekonomik nuk ka patur pretendime përsa i përket këtij kriteri, në fazën e pranimit të dokumentave. Për rrjedhojë cdo operator është i detyruar ti plotësojë të gjitha kriteret e përcaktuara në DT. Në një procedurë prokurimi, subjekti i parë i interesuar është operatori ekonomik, i cili e përgatit ofertën e tij në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe nga ana tjetër, është autoriteti kontraktor, i cili përzgjedh operatorin ekonomik që plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit. Operatorët Ekonomikë janë të detyruar të përgatisin ofertat, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto dokumente duhet të refuzohen si të papranueshme.Sa më lart mbështetja e OE në kapacitete të tjera është në kundërshtim më përcaktimet e AK në DT.
    - Nga shqyrtimi i ofertës është konstatuar se në llogaritjen e vlerës së ofertës pa tvsh OE ka aplikuar zbritjen e vlerës së TVSH-së, vlerës totale (punime me tvsh + pajisje), pra (punime me tvsh+pajisje)/1.2.Në rastin konkret si autoriteti kontraktor ashtu edhe operatori ekonomik shfaqen në cilësinë e tatimpaguesit të cilët në transaksionet financiare midis tyre zbatojnë lex specialis, ligjin në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

    4.BOE AURORA KONSTRUKSION & DESARET COMPANY shpk, per arsye:
    - Operatorët ekonomik deklarojnë se pajisjet me numër rendor 3, 7, 8, 9, 10, 11 do të furnizohen nga Klimateknika TB2 dhe ky i fundit është distributor i autorizuar i MIDEA, ALARKO/CARRIER. Për këto prodhues nuk është paraqitur asnjë autorizim që të vërtëtohet lidhja prodhues distributor, kjo në kundërshtim me pikën 2.3.11.a të DT.
    -Për plotësimin e kriterit të përcaktuar në pikën 2.3.10 DT përsa i përket licensimit ISO, OE Aurora ka paraqitur dokumentin 2.5_ISO_9001-14001-45001__AURORA_KONSTRUKSION_2022.pdf Nga shqyrtimi I dokumentacionit të dorëzuar rezulton se OE Aurora nuk ka paraqitur certifikatën ISO 14001-2015.
    - Nga shqyrtimi i ofertës është konstatuar se në llogaritjen e vlerës së ofertës pa TVSH (në të dy preventivat e paraqitur) OE ka aplikuar zbritjen e vlerës së TVSH-së, vlerës totale (punime me tvsh + pajisje), pra (punime me tvsh+pajisje)/1.2. Në rastin konkret si autoriteti kontraktor ashtu edhe operatori ekonomik shfaqen në cilësinë e tatimpaguesit të cilët në transaksionet financiare midis tyre zbatojnë lex specialis, ligjin në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

    5.BOE BE - IS SH.P.K, shpk & 2 T shpk, per arsye:
    - Sigurimi i ofertës është me kohëzgjatje prej 150 ditësh në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në DT.
    - Nga shqyrtimi i dokumentacionit konstatohet se operatorët pjesë e këtij bashkim operatorësh, janë mbështëtur në kapacitete të tjera përkatësisht: 2T mbështetet në kapacitetet e OE UDHA shpk me NIPT K77524909Q dhe OE BE-IS shpk mbështetet në kapacitetet e OE AJSLI 2011 shpk me NIPT L13224001O.Operatori ekonomik nuk ka patur pretendime përsa i përket këtij kriteri, në fazën e pranimit të dokumentave. Për rrjedhojë cdo operator është i detyruar ti plotësojë të gjitha kriteret e përcaktuara në DT. Ne një procedurë prokurimi, subjekti i parë i interesuar është operatori ekonomik, i cili e përgatit ofertën e tij në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe nga ana tjetër, është autoriteti kontraktor, i cili përzgjedh operatorin ekonomik që plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit. Operatorët Ekonomikë janë të detyruar të përgatisin ofertat, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto dokumente duhet të refuzohen si të papranueshme. Sa më lart mbështetja e OE në kapacitete të tjera është në kundërshtim më përcaktimet e AK në DT.
    - Nga shqyrtimi i preventivit i paraqitur nga ky BOE kontatohet se mungojnë disa zëra në preventiv.
    -Nga shqyrtimi i ofertës është konstatuar se në llogaritjen e vlerës së ofertës pa tvsh (në të dy preventivat e paraqitur) OE ka aplikuar zbritjen e vlerës së TVSH-së, vlerës totale (punime me tvsh + pajisje), pra (punime me tvsh+pajisje)/1.2.Në rastin konkret si autoriteti kontraktor ashtu edhe operatori ekonomik shfaqen në cilësinë e tatimpaguesit të cilët në transaksionet financiare midis tyre zbatojnë lex specialis, ligjin në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

    6.GENERAL TRADING sh.p.k, per arsye:
    - operatori nuk ka paraqitur oferte ekonomike.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGRI CONSTRUCTION shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGRI CONSTRUCTION shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGRI CONSTRUCTION shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGRI CONSTRUCTION shpk viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per K A C D E D J A shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per K A C D E D J A shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per K A C D E D J A shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per K A C D E D J A shpk viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 87 datë 23 Tetor 2023
    Format
    Konstruksion 1
    Konstruksion 2
    Konstruksion 3
    Konstruksion 4
    Arkitektura 1
    Arkitektura 2
    Arkitektura 3
    Arkitektura 5
    Arkitektura 10
    Arkitektura 13
    Hidrosanitare 1
    Hidrosanitare 2
    Hidrosanitare 3
    Detaje
    Mekaniku Pjesa 4
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    Grafiku i Punimeve